Ish-agjenti i FBI mik i Ramës, gazetari tregon si bashkëpunuan kundër Bashës
Gazetari Poli Hoxha ka dhënë detaje të forta në lidhje me arrestimin e ish-zyrtari të lartë të FBI, Charles McGonigal, për shkak të bashkëpunimit dhe parave të marra nga një oligark rus.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se disponon dosjen e plotë të ish-zyrtarit ndërsa zbuloi dhe lidhjen që ka pasur me kryeministrin Edi Rama.
Hoxha theksoi se ky i fundit ka darkuar me McGonigal, të cilin e ka paguar për të hapur një hetim ndaj ish-kreu të PD-së Lulzim Basha.
Gazetari thotë se ish-zyrtari i FBI-së ka ardhur disa herë në Shqipëri dhe arsyeja ka qenë në lidhje me Lulzim Bashën, për të cilin para disa kohësh u përhap lajmi se nuk mund të shkonte në SHBA pasi kishte një çështje të hapur me FBI-në.
“Rama ka qenë në dijeni me arrestimin e bujshëm që është kthyer në kryelajm në të gjithë mediat e SHBA. Ish agjeenti i FBI-së u arrestua në mënyrë flagrante. Kjo çështje ka dy akuza atje njëra është për një oligark rus dhe një hetim tjetër që është në Uashington që është komplet për Shqipërinë.
Unë kam në dorë të gjithë dosjen dhe do ta publikojë pas pak. Kam dosjen e të gjithë shefit të arrestuar. Aty ka skandale të jashtëzakonshme. Janë marrë 225 mijë dollarë tre herë. Një person që ka ngrënë drekë më kryeministrin dhe një me ish-shefin e FBI-së ka ardhur disa herë në vendin tonë. E gjitha kjo është bërë për të nxitur një hetim kundra opozitës shqiptare. Është paguar zyrtari i FBI që të goditet Lulzim Basha, në atë kohë kryetari i PD-së.
Kjo është bërë për të krijuar një dosje për një nga kompanitë që Basha kishte kontratë lobimi. E gjitha kjo është bërë për t’u përdorur kundra Bashës. Kemi dëgjuar që Basha nuk shkon në SHBA për shkak të FBI-së. E gjitha kjo paska qenë një lojë e paguar”- theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë
Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:16 Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
- 22:12 SHBA pritet të nënshkruajë marrëveshje me Arabinë Saudite për programin bërthamor civil