Veliaj: Rama dhe unë nuk mund të bëjmë prokurorin, SPAK të hetojë 21 janarin

24 Janar 2023 | 13:07

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, foli gjatë një interviste të dhënë për Euronews Albania këtë të martë dhe për kallëzimin e bërë në SPAK për 21 janarin nga maxhoranca socialiste.

Veliaj tha se PS kërkon që 21 janari të marrë nga Prokuroria e Posaçme vëmendjen e duhur pasi kemi të bëjmë me vrasjen e 4 njerëzve të paarmatosur në bulevard, të cilët kishin dalë për të protestuar kundër korrupsionit qeveritar.

“Edi Rama as unë nuk mund të bëjë prokurorin dhe për sa kohë ka një provë të re dhe duke qenë se ka pasur ndryshime në sistemin e drejtësisë që nga 21 janari, kemi kërkuar që kjo çështje të marrë  seriozitetin më të lartë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës bëri dhe një rezyme të shkurtër të asaj çfarë kishte ndodhur më 21 janar.

“Në vitin 2011 u organizua një protestë me njerëz të paarmatosur, të cilët nuk u futën në gardhin e kryeministrisë, as në ndërtesë dhe këta njerëz u vranë me plumba në mish. Protesta u organizua se Ilir Meta u kap në flagrancë duke kërkuar dhe duke marrë rryshfet me një nga vartësit e tij. Për të kuptuar se këta njerëz që sot hiqen si vegjetarian të politikës, janë mishngrënësit që nuk i kanë lënë kockë, jo më mish këtij vendi, të cilët jo vetëm kanë keqqeverisur por dhe kanë vrarë për të ruajtur pozitat. Bëhet fjalë për vrasje në bulevard të njerëzve jo të armatosur”, tha Veliaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026