“Duhen prokurorë trima”- Xhaxhai i Aleks Nikës: Çështja varroset, po nuk e mori SPAK

24 Janar 2023 | 14:28

Mark Nika, xhaxhai i protuestuesit të vrarë gjatë protestës së 21 janarit, Aleks Nika, ka zbuluar përmes një interviste të dhënë në Euronews Albania, bisedën që ai pati këtë të martë me kreun e SPAK, Altin Dumani.

Nika tha se takimi ishte kërkuar nga ai me qëllimin që të kërkonte kalimin e çështjes në SPAK, pasi nuk kanë më besim nga Prokuroria e Tiranës.

Në përgjigjen e dhënë kreu i SPAK, Altin Dumani, nënvizoi se çështja do të shqyrtohet nga Prokuroria e Posaçme nëse përmbush kriteret ligjore.

“Nuk ka bërë premtime. Ai tha që çështja do të trajtohet sipas procedurës që ka. Nëse plotëson kriteret që duhet ta marrë SPAK-u, ne nuk hezitojmë tha. Duhet të plotësojmë të gjithë dokumentacionin që duhet pasi SPAK-u funksionon pa prova.

Nëse nuk merret SPAK ajo çështje do të varroset përfundimisht. Ne do të plotësojmë të gjitha kushtet që ajo çështje të merret nga SPAK-u. Sepse SPAK-u ka të gjitha garancitë ligjore, morale dhe profesionale. Aty janë prokurorët më profesional, më të mirë, më të zotë më trima. Pasi kjo çështje do dhe prokurorë trima dhe profesional. Pasi e kanë të vështirë ata të thërrasin Berishën dhe ish-liderin e opozitës Basha për tu marrë në pyetje”, tha Nika.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026