Sobat me dru për ngrohje, qytetarët në Vlorë i rikthehen traditës
Rënia e temperaturave ka rritur shitjet e mjeteve ngrohëse në qytetin e Vlorës, ku tashmë sobat me dru kanë zëvendësuar gjerësisht ngrohësit elektrik.
Agron Sinani që merret prej vitesh me tregtimin e elektroshtëpiakeve, thotë se pavarësisht se ky vit është shoqëruar nga temperatura të larta, interesi i qytetarëve mbetet tek sobat me dru.
Kërkesa në rritje erdhi kur qeveria propozoi rritjen e cmimit të energjisë elektrike.
“Shumë qytetarë vijnë e blejnë këtë si gjënë më të përshtashme, për arsye se pati edhe një problem që nëse qeveria do të vendoste të rriste energjinë elektrike, njerëzit menduan gjithmonë se duke mos pasur mundësi ta paguajnë energjinë, ju drejtuan sobave me dru. Kjo është kryesisht edhe për pjesën e qytetit, madje pallatet e vjetra që nuk kanë oxhak që njerëzit mundohen që të adoptojnë sobat me dru si mjet më efikas”, theksoi Sinani.
Ata që e përdorin janë qytetarët, të cilët edhe pse çmimi i druve është rritur, e preferojnë më shumë se pajisjet ngrohëse me korent.
“Kryesisht sobat me dru tani në këtë periudhë, janë më me interes, më të ajrosur shtëpitë, qoftë kostoja sikur të shkojë dhe e barabartë, prapë është më mirë”.
“Është rritur shumë, ne i gjejmë, jo nga ullinjtë por është rritur shumë, shkon afërsisht 100 mijë lekë metër kub, por prapë leverdi ke se korrenti nuk përballohet, nuk të ngroh korenti, druri ngroh më mirë”, shprehen disa qytetarë.
Në qarkun e Vlorës, ngrohja me dru nuk ka qenë alternativë, përvec zonave rurale. Ndërsa vitet e fundit duket se preferohet më shumë, duke u kthyer në mjetin kryesor të ngrohjes në qytetin bregdetar.
LEXONI GJITHASHTU
Bardhi nga Parlamenti Europian: Kuvendi është zhveshur nga funksioni i tij, opozitës iu refuzuan pesë kërkesa
Zjarr në kodrën e Kuzum Babasë në Vlorë, rrezikohen banesat pranë zonës
Përmbyset kamioni me inerte në aksin aksin Elbasan-Peqin, bllokohet qarkullimi
- 19:27 Irani i përgjigjet Trumpit: Ai kupton vetëm gjuhën e forcës
- 19:22 Rritet konsumi i alkoolit dhe drogave gjatë verës, mjekët: Kujdes nga kombinimet e rrezikshme
- 19:21 Starmer: NATO doli më e fortë dhe më e bashkuar nga samiti
- 19:15 Prattipati përsërit thirrjen: Kosova të furnizohet me gazin e lëngshëm natyror amerikan
- 19:12 FIFA nis hetim për pretendimet për abuzim racist ndaj IShowSpeed gjatë Botërorit
- 19:12 Rutte: NATO tregoi në samit se është më e fortë se kurrë