“Mbi 30 mijë euro kostoja e një shtëpie bari”, Softa: Jo çdo njeri mund të kultivojë
Eksperti i sigurisë Fatjon Softa tha se kostoja e një shtëpie bari është e konsiderueshme, pasi bima narkotike në ambient të mbyllur kërkon kushte specifike për t’u kultivuar.
Duke komentuar zbulimin më të fundit të një shtëpie bari në Shijak ku u gjet dhe një arsenal armësh, Softa u shpreh se këto të fundit do të jenë pjesë e hetimit pasi mund të jenë përdorur në ngjarje të tjera kriminale.
“Këto investime janë të mëdha, janë aspiratorët, llambat që shkojnë mbi 30 mijë euro. E dyta është gjetja e armatimit që do të jenë pjesë e hetimit, pasi gjurmët e gjetura në këto armë apo në jelekët antiplumb mund të krahasohen me gjurmët e gjetura në ngjarje të tjera dhe mund të hedhin dritë në ngjarje të tjera kriminale. Duhet të merremi me rrënjët e krimit, sepse nuk është zgjidhje vetëm kapja e këtyre rasteve, por aktiviteti kriminal; cilat janë grupet me të cilat bashkëpunonin dhe ku do ta çonin lëndën narkotike”, tha Softa.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut