Zbardhet marrëveshja e Berishës me Vangjel Dulen, cilat bashki i jepen PBDNJ-së

25 Janar 2023 | 10:52

Partia Demokratike pritet të firmos këtë të mërkurë një marrëveshje koalicionin për zgjedhjet lokale me Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, PBDNJ.

Gazetari Ardit Hoxha zbuloi për Euronews disa nga detajet e marrrëveshjes që pritet të firmoset në orën 11:00, nga Sali Berisha dhe Vangjel Dule.

Sipas tij, Partia Demokratike do t’i lërë rrugë të lirë PBDNJ-së që të caktojë kanidatët për zgjedhjet lokale në bashkitë e Dropullit, Finiqit dhe Himarës.

“Ajo që mund të konfirmojmë është se PBDNJ-së do t’i lihet zonë e lirë në tre bashki ku Partia Demokratike nuk zhvilloi procesin e primareve, përkatësisht bashkinë e Finiqit, Dropullit dhe bashkinë e Himarës”, tha Hoxha.

VENDIMET E MARRËVESHJES:

Partia Demokratike e Shqipërisë dhe koalicioni i drejtuar prej saj do të mbështësë kandidatët për kryetar bashkie të propozuar nga Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut në zonat zgjedhore Bashkitë Himarë, Dropull dhe Finiq.

Kandidatët përkatës do të konsiderohën kandidatë të koalicionit opozitar dhe do të përfaqësojnë alternativën e opozitës së bashkuar në zgjedhjet e 14. 05.2023 në të njëjtën mënyrë, formë dhe mbështetje me kandidatët e tjerë të kolaicionit të përzgjedhur nëpërmjet procesit të primareve të organizuara nga Partia Demokratike e Shqipërisë.

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut angazhohet të mbështesë kandidatët për kryetar bashkie të Partisë Demokratike dhe koalicionit të drejtuar prej saj, në të gjitha zonat e tjera zgjedhore, bashkitë e vendit përveç atyre të përmendura në pikën 1.

Të angazhohen për realizmin e transparencës së plotë për menaxhimin dhe përdorimin e të gjitha fondeve publike, si edhe të gjitha vendimeve të Këshillave Bashkiake dhe të Bashkive që lidhen me to, në të gjithë territorin e vendit, në funksion të llogaridhënies para qytetarëve.

Të angazhohen përmes nismave të përbashkëta institucionale, për ndalimin e betonizimit kriminal dhe korruptiv të qyteteve, duke i dhënë përparësi në vendimmarrjen lokale shëndetit të qytetarëve, gjelbërimit të qyteteve dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026