Ish-shefi i ATK-së akuzon kryeministrin Hoti për përfshirje në krim e nepotizëm

17 Tetor 2020 | 15:39

Pasditen e së premtes, Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, shkarkoi nga detyra tre shefa të tri institucioneve të rëndësishme në Kosovë. Në njoftimin e Qeverisë nuk jepen arsye konkrete për shkarkimin e shefit të Administratës Tatimore, shefin e Policisë së Kosovës dhe atë të Doganave.

Por, ish-drejtori i ATK-së, Ilir Myrtezaj, një ditë pas vendimit për shkarkim, doli para mediave dhe akuzoi Kryeministrin për përfshirje në nepotizëm e favorizim të bizneseve. Ai tha se këto i ka proceduar në organet e drejtësisë, por që nuk ka rezultate për shkak që aty kanë punësuar dhe fëmijë të prokurorëve, gjyqtarëve, politikanëve e gazetarëve. 

“Po pikërisht ky kryeministër ka qenë në pozitën e ish ministrit të financave kur është lejuar, që skajshmërisht të abuzohet me detyrën zyrtare. Të pranohen njerëz në punë të njerëzve me ndikim në politikë, me ndikim në gjyqësor, me ndikim në prokurori. A është ndryshe kapja e shtetit? Pse? Sepse kanë marrë fëmijë të prokurorëve në punë, fëmijë të gjyqtarëve, fëmijë të deputetëve, fëmijën e gazetarit dhe gjithë këtyre njerëzve. Kryeministri e din edhe për familjarët që ka punësuar në Ministrinë e Financave, nepotizmi ndryshe nuk është”, thotë Ilir Myrtezaj, ish-drejtor i Administratës Tatimore të Kosovës.

Ai tha se vendimin e ka marr rreth orës 19:00, por që paraprakisht nuk e ka kontaktuar askush dhe nuk ka qenë i informuar për një vendim të tillë. Myrtezaj akuzoi Kryeministrin se ka qenë në dijeni edhe për shmangie nga tatami për mbi 7 mijë biznese që kanë pasur qarkullim mbi 3 miliardë euro dhe nuk I kanë paguar shtetit asnjë euro tatim.

“Kemi mbi 7 mijë e 200 biznese të cilat për tri vjet, 2017-2019 kanë realizuar mbi 3,5 miliardë euro dhe zero pagesë tatami. Për këtë ka qenë në dijeni menaxhmenti i kaluar, ka qenë në dijeni të ish-ministrit të financave tash kryeministër dhe nuk është vepruar absolut fare”, theksoi ai.  

Myrtezaj tha se ka pasur dyshime për rrjet kriminal në vijë vertikale në dëmtim të buxhetit dhe për të Kryeministri aktual, Avdulla Hoti ka pasur dijeni por ka heshtur.

“Kemi pasur një dyshim për një rrjet kriminal në vijë vertikale me abuzim të detyrës zyrtare dhe dëmtim të buxhetit me miliona euro gjatë periudhës së vitit 2016-2018, nën dijeninë e ish drejtorit të përgjithshëm të ATK-së dhe ish ministrit të financave, që tash është kryeministër si dhe heshtja e tyre para denoncimeve të shumta, për abuzim me detyrën zyrtare, abuzim me detyrën nga ana e zyrtarëve tatimorë, për dhënie të mundësisë së funksionimit të bizneseve të lojërave të fatit pa licenca, për mos ngritje të kallzimeve penale për 301 biznese dhe për të gjitha këto është heshtur”, shtoi ai.

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti në Qeverinë e Isa Mustafës ka mbajtur pozitën e ministrit të financave, ministri kjo që i përgjigjet Administrata Tatimore e Kosovës. Deri tani ai nuk ka folur për asnjërin nga tri shkarkimet e bëra të premten pasdite.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026