Bushati: Ambasadori i ri i SHBA-ve në Shqipëri do te jetë i gjithë Ballkanit

25 Janar 2023 | 12:22

Ish-deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati, komentoi në Euronews Albania nominimin e David J. Kostelancik, për postin e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë në Republikën e Shqipërisë.

Bushati tha se ardhja e tij në Shqipëri është një tregues se vendi ynë do të jetë më shumë në radarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai theksoi se do të ketë nxitje ndaj SPAK për të dhënë rezultate si dhe parashikoi se ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri do të jetë ambasadori i gjithë Ballkanit.

“Merr peshë Shqipëria në pozicionin e saj në NATO dhe në Ballkan. Yuri Kim ka dhënë kontributin e saj dhe ky ndodhta do të japë edhe më shumë.

Ajo që po përpiqem të them është që do jemi më shumë në radarin e Shteteve të Bashkuara, Shqipëra do të jetë shumë e rëndësishme. Ne nuk i lidhim ato pikat. Vuçiç po detyrohet të pranojë Kosovën dhe ka thënë se do bëjë një deklaratë të dielën që po e presin të gjithë. SHBA-të po i kërkojnë Serbisë përmes BE-së që të njohë Kosvën. Nga ana tjetër Kosovës  SHBApo i kërkon të njohë asosacionin. Nuk janë të shkëputura ngjarjet. Është një tenexhere që po vihet nën presion për të dhënë rezultate.

Na vë dhe ne se nuk janë të shkëputura këto ngjarje. Kështu do ndodhë dhe në Shqipëri SPAK-u po shtyhet të japë më shumë rezultate, do ketë dhe  zhvillime të tjera. E gjitha kjo ndodh pasi konteksti rreth nesh ka ndryshuar, Evropa është në luftë dhe nuk mund të jenë njësoj ngjarjet”, tha Bushati.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026