“Pse shkele me këmbë parimet?”- Scholz kryqëzohet pas dërgimit të tankeve në Ukrainë
Kancelari Olaf Scholz po përballet me akuza të shumta nga opozita në Gjermani, pas vendimit për të dërguar tanke Leopard 2 në Ukrainë.
Scholz akuzohet për minimin e parimeve të paqes të përcaktuara në Gjermani në fund të Luftës së Dytë Botërore.
Politikanët opozitar nga partia AFD thonë se Scholz do të “hyjë në histori si kancelari që ka shkelur me këmbë parimet e vendosura pas Luftës së Dytë Botërore.”
“Pse po e ktheni veten kundër shumicës së qytetarëve në këtë vend?”, pyetën ata kancelarin Olaf Scholz.
Në përgjigje të akuzave kancelari gjerman tha se qëllimi i këtyre parimeve ishte siguria, bashkëpunimi dhe paqja në Evropë.
“Lufta e agresionit të Rusisë është një luftë imperialiste. Kjo është në kundërshtim me parimet. Duhet të jetë e qartë që kufijtë në Evropë nuk do të ndryshohen me dhunë”, u përgjigj Scholz.
Më vonë, kancelari gjerman bëri të qartë se asnjë trupë e NATO-s nuk do të shkelë kurrë në Ukrainë – një parim që është përsëritur shpeshherë gjatë gjithë konfliktit.
“Ne nuk do të dërgojmë trupa tokësore. Nuk do të ketë asnjë pjesëmarrje të drejtpërdrejtë të trupave të NATO-s në këtë luftë.
Nuk do të ketë as dërgesa të avionëve luftarakë në Ukrainë”, vijoi Scholz.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk