Deputeti ukrainas në KiE: I bindur se shumë shpejt Ukraina do njohë Kosovën
Deputeti i Ukrainës në Asamblenë e Këshillit të Evropës, Oleksiy Goncharenko shprehet i bindur se Ukraina do ta njohë së shpejti pavarësinë e Kosovës.
Goncharenko u shpreh gjatë fjalës së tij në Këshillin e Evropës, se është në interesin e të gjitha vendeve, edhe të Serbisë, që ta pranojnë Kosovën si shtet i pavarur.
Ndër të tjera, ai tha se Kosova duhet të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës si dhe e Bashkimit Evropian.
“Së pari dua t’u drejtohem të gjithë kolegëve, atyre vendeve që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që ta bëjnë këtë. Ukraina, vendi im është njëri prej tyre, unë dërgova projektligjin në Parlamentin ukrainas për të njohur pavarësinë e Kosovës dhe jam i sigurt se kjo do të ndodhë shumë shpejt sepse ky është realiteti dhe ne duhet t’i emërtojmë gjërat si janë.
Ky është një shtet i pavarur, tashmë ka ndodhur. Dhe është në interesin e të gjithëve në këtë kontinent për të pranuar realitetin dhe për të ecur përpara, dhe unë dua t’u drejtohem serbëve tani, dhe Serbisë, dhe të them se është në interesin më të mirë të Serbisë ta bëjë këtë”, theksoi ai.
U shpall “non grata” nga Rama, mediat në Kosovë: Arrestohet Ikballe Huduti
Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant
Përplasje fizike mes 15 personash në Lipjan, shkak një pronë. 11 prej tyre përfundojnë në spital
- 16:33 U shpall “non grata” nga Rama, mediat në Kosovë: Arrestohet Ikballe Huduti
- 16:31 Fraksioni i “Toyota Yaris”, kalon për gjykim dosja ndaj ish-hetueses së BKH-së Eriona Daupaj
- 16:25 Turistet nga Irani në protestë, Rama: Kanë ardhur të lëpijnë e të pickojnë vajzat e djemtë e sinqertë në shesh (VIDEO)
- 16:14 “Ka njerëz gjallë atje”, dëshmitë rrëqethëse nga zonat e goditura nga tërmeti në Venezuelë
- 16:04 “Mendova se do të vdisja’ – Venezuelianët përshkruajnë panikun e tërmetit, familjet ende kërkojnë të mbijetuarit
- 15:51 Incident në Policinë e Shtetit, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës pezullohet pasi u përplas me drejtuesen e Burimeve Njerëzore