VIDEO/ Shkëlzen Berisha paraqitet në SPAK
Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, është paraqitur këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme.
Gazetari Eni Ferhati tha për Euronews se ende nuk dihet çështja poër të cilën djali i ish-kryeministrit është thirrur për tu marrë në pyetje.
Sipas Ferhatit emri i Shkëlzen Berishës lidhet me dy çëshje që po hetohen aktualisht nga SPAK, siç janë çështja e Kompleksit Partizani dhe çështja Gërdeci.
“Me sa duket është thirrur për tu marrë në pyetje në Prokurorinë e Posaçme, por ende nuk kemi arritur ta mësojmë për cilën çështje. SPAK po heton disa çështje në lidhje me djalin e ish-kryeministrit. Ekziston mundësia të jetë thirrur për çështjen e Kompleksit Partizani, ose si person që ka dijeni për çështjen e Gërdecit. Të dyja këto çështje janë duke u hetuar nga SPAK”, tha Ferhati.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta