Holokausti, Alibeaj: Krim lebetitës! Ide e çmendur për zhdukjen e një populli

26 Janar 2023 | 10:38

Në Kuvend këtë të enjte u mbajt një seancë e posaçme në përkujtin të viktimave të Holokausti, në kuadër të ditës për përkujtimin e viktimave të kësaj tragjedia botërore,

Në fjalën e mbajtur, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj e cilësoi Holokaustin si një krim lebetitës që nuk kurseu një popull të tërë.

Ai nënvizoi se ide të tilla kriminale u zhvilluan në sytë e gjithë botës nga një grupim politik që u zhvillua dhe u rrit për shkak të indiferencës.

“Holokausit është krim i përbindshëm ndaj popullit hebre, është një nga këto të këqija të patregueshme dëshmi e faktit se djallëzorja mund të arrijë në pika të imagjinueshme.

Holokausti ky krim lebetitës ndaj një populli të tërë, që nuk kurseu as fëmijë e as gra, as pleq as të sëmurë është dëshmi e faktit sesi djallëzorja mund të marrë forma të tilla të paimagjinueshme.

Është dëshmi e faktit sesi një grupim poltik, sesi një ide e çmendur e veshur me politikë mund të organizohet të rritet dhe të shfaqet dhe të duket sikur është normale dhe e pranueshme dhe e vlefshme. Kjo filozofi kriminale, kjo ideologji fondamentaliste që propozon zhdukjen e një populli mori jetë përballë syve të gjithë botës dhe u rrit nga indiferntizmi”, tha Alibeaj.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026