Berisha: Kuvendi sot ka ditën e turpit, Rama ka vënë në rrezik sigurinë e SHBA-së

26 Janar 2023 | 12:18

Kreu i PD-së Sali Berisha një deklaratë për mediat tha se sot Kuvendi ka ditën e turpit pasi refuzoi kërkesën e  një grupi deputetësh për të diskutuar në lidhje marrëdhënien e kreut të qeverisë Edi Rama me ish-agjentin e FBI-së McGonigal.

Berisha lëshoi akuza ndaj kryeministrit duke thënë se ky i fundit me veprimet që ka bërë ka vënë në rrezik sigurinë e SHBA-së, NATO-së dhe BE-së.

“Sot Kuvendi ka ditën e turpit. Kuveni refuzon kërkesën më legjitime të  një grupe deputetësh për të zhvilluar një debat me urgjencë një çështje që ka tronditur deri në palcë vendet e lira. Imagjino se në çfarë afere është e implikuar Shqipëria. Imagjinoni ju se si ky kryeministër në veprimet e tij ka vënë në rrezik sigurinë e SHBA, NATO-së e BE. Një vrasës me pagesë mori para nga Rama për të vrarë opozitën shqiptare. Rama është sot njeriu më inkriminuar në Europë dhe më gjerë. Kam bindjen e thellë që drejtësia do të thotë fjalën e saj ndaj këtij krimineli. Por para saj duhet të flasin shqiptarët.  Rama trajtoi si aset privat shefin e FBI-së. Rama trajtoi si aset privat shefin e FBI-së”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026