Balla: Hetimi për McGonigal është mbyllur, ka vetëm 1 të pandehur

26 Janar 2023 | 12:45

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi këtë të enjte se asnjë zyrtar nuk është i përfshirë në hetimin për çështjen e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal.

Në një deklaratë për media Balla tha se dosja është dërguar nga prokuroria amerikane në gjykatë me vetëm një të pandehur që është Charles McGonigal.

Ai shtoi se akuzat e opozitës bëhen me qëllim për largimin e vëmendjes nga 21 janari.

“Për këtë çështje unë kam mbajtur një fjalë sot në parlament ku kam sqaruar pozicionin tonë. As kryeminstri, as ndonjë ministër nuk është i përfshirë në këtë hetim. Ky hetim është mbyllur nga autoritetet amerikane dhe dosja ka shkuar në gjykatë me vetëm një të pandehur Charles McGonigal.

Kryeministri ka pritur një zyrtar të rëndësishëm siç është drejtori i FBI-së së Neë Yorkut dhe  kundërzbulimit, i cili I është prezantuar me kartën e pozicionit të tij.

Nuk është as kryemnistri, as ndonjë ministër i shtetit shqiptar pjesë e kësaj dosjeje. Ky zyrtar ka takuar edhe zyrtarë të tjerë në vende të tjera si Gjermani dhe Austri, por nuk ka ndodhur kjo që ka ndodhur këtu. Kjo është një përpjekje për të hequr vëmendjen ndaj 21 janarit’, tha Balla.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026