BE zbardh objektivat: Si do luftohet korrupsioni në Shqipëri dhe beteja e përditshme
“Betejë e përditshme kundër korrupsionit”, kështu u shpreh ambasadorja e BE Christiane Hohmann në intervistën e saj të parë pas emërimit në krye të diplomacisë europiane në Shqipëri.
Përballë pyetjeve të gazetares Erla Mëhilli në Euronews Albania, Hohmann u ndal edhe te raportet shqetësuese mbi korrupsionin në vend.
Ndër të tjera ajo adresoi edhe disa zgjidhje:
Erla Mëhilli: Zonja Ambasadore, Shqipëria sipas Transparency International renditet e fundit për sa i përket indeksit të perceptimit të korrupsionit. Në biseda me zyrtarë shqiptarë, çfarë ju thonë kur ju e ngrini këtë si shqetësim?
Ambasadorja: Duhen dy vetë për të bërë korrupsion, ai që kërkon nga njëra anë dhe ai që paguan në tjetrën. Si mund ta ndërpresim këtë qark? Kjo është një përpjekje e përbashkët, kjo nuk mund të bëhet vetëm me ligje, por edhe një ndryshim i rutinës së përditshme, është realiteti që duhet ndryshuar. Të dyja palët duhet të thonë jo, pra pala që kërkon të korruptohet të mos e bëjë më, por duhet të ketë edhe njerëz që thonë, jo, nuk paguaj për këtë, pasi e kam këtë të drejtë. Është e thjeshtë? Jo, nuk është dhe duhen vite për ta ndërprerë, por pa filluar nga diku, nuk do të arrijmë gjë. Kjo është gjëja më e rëndësishme për mua.
Erla Mëhilli: Duket betejë e vështirë kjo, zonja Ambasadore.
Ambasadorja: Ashtu është, një betejë e përditshme.
LEXONI GJITHASHTU
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta