“Korruptimi i agjentit të FBI nga Rama”, Meta: Cenoi sigurinë kombëtare e të NATO-së
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar në lidhje me arrestimin e ish-agjentit të FBI-së dhe lidhjen e tij me kreun e qeverisë Edi Rama.
Meta theksoi se me korruptimin që Rama i ka bërë agjentit të FBI-kë ka cenuar sigurinë ndërkombëtare dhe atë të NATO-së.
Teksa e ka konsideruar ‘peverse’, Meta nënvizoi se kryeministri çdo gjë e ka bërë për të mbajtur pushtin.
“Është cenuar sigurinë ndërkombëtare dhe të NATO-së. Ka kryer një kërcënim të sigurisë sonë kombëtare. Aktet e tij janë të dokumentuara. Do të ketë dhe gjëra tjera akoma më të rënda, i gjikthë ky është një regjim i kalbur dhe i pashpresë. Çështja nuk do të mbyllet në Shqipëri. Ky që llapte rublat ruse do të mbaj përgjegjësi për të gjithë këtë depërtim të jashtëzakonshëm për kompanitë me kapital rus.
Gjëja më peverse që ka bërë është që korrupton, josh persona për të kamufluar penetrimin e kapitaleve të dyshimta që atij i duhen për të mbajtur pushtetin e tij në kurriz të demokracisë, qytetarëve dhe të interesave kombëtare. Çfarë mund të pritet nga një njeri që është ndër nxitësit kryesor të ndarjes së Kosovës. Nuk mundet kurrsesi që një kryeministër të bëj një gjë të tillë”- tha Meta.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus