Autoritetet e Kosovës ndalojnë përkohësisht vizitat familjare te të burgosurit
Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka vendosur ndalimin e përkohshëm të vizitave familjare, vizitave të organizatave joqeveritare tek të burgosurit, për shkak të rritjes së numrit të rasteve të reja me coronavirus në Kosovë.
Kjo masë ka si synim të parandalojë përhapjen e pandemisë dhe mbrojtjen e shëndetit të burgosurve dhe stafit në institucionet korrektuese. Kjo masë e përkohshme do të zbatohet duke nisur nga 21 tetori deri në një vendim të dytë. Sipas SHKK-së, komunikimi mes të burgosurve me familjarët, por edhe me organizatat do të mundësohet përmes “Skype”.
“Si alternativë do të mundësohen telefonatat dhe sistemi i komunikimit virtual sipas procedurave institucionale. Po ashtu, për shkak të ndalimit të përkohshëm të vizitave, pastrimi i rrobave për të burgosurit do të organizohet në institucione”, thuhet në njoftim.
Gjatë ditëve të fundit në Kosovë është rritur ndjeshëm numri i rasteve të reja me Covid-19, dhe kjo ka bërë, që instancat të bëjnë thirrje për kujdes të shtuar.
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5