Çështja “Gërdeci”, avokati Beqiri: Zyra ku hyri Shkëlzen Berisha

28 Janar 2023 | 16:34

Avokati Idajet Beqiri deklaroi se Sali Berisha ka kryer një korrupsion të lartë shtetëror për familjen e tij, duke iu referuar tragjedisë së Gërdecit.

Në një intervistë për Euronews Albania, Beqiri nënvizoi se Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit, ka shkuar katër në zyrën e ministrit të Mbrojtjes në atë kohë, Fatmir Mediu.

Po ashtu, sipas Beqirit, Shkelzen Berisha ka shkuar edhe dy here te zyra e ministrit të Drejtësisë, Aldo Bumçi.

Beqiri tha se pasi mori licencat nga të dy ministrat, Shkelzën Berisha ia dha mikut të tij të ngushtë.

“Në 2008-n, Saliu bëri korrupsionin e lartë shtetëror për familjen e vet, duke i vrarë shqiptarët. Ai, pasurinë e shqiptarëve, armët e shqiptarëve, barutin e shqiptarëve, në vend që të shiteshin në rrugë normale dhe kjo pasuri t’u kthehej shqiptarëve, ai mori Gërdecin, e ndërtoi ay ku nuk mund të ndërtohej kurrën e kurrës, me një vendim të Këshillit të Ministrave, antikushtetues, e konpromentoi ministrin e Brendshëm, nuk e dëgjoi ministri i Financave.

Ata nuk patën fuqinë, sepse Shkëlzen Berisha kishte marrë flamurin e babait dhe ai në zyrën e Fatmir Mediu, derisa sa mori licencën, i vajti katër herë. E realizoi që ia mori licencën. Dy herë te zyra e ministrit të Drejtësisë dhe ia mori licencën. Ia dha shokut  shokut më të ngushtë të tij”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026