‘Misteri’ për plagosjen e nënë e bijë në Kosovë, vdes në rrethana të paqarta autori
Ka ndërruar jetë i dyshuari për plagosjen me armë zjarri të nënë e bijë në Kosovë këtë të shtunë.
Autori ndërroi jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi u gjet i plagosur në një arë të një fshati në Fushë-Kosovës me dy plagë në brinjë të shkaktuara nga të shtëna armësh.
Ende nuk dihen rrethanat e plagosjes së autorit të dyshuar, ndërkohë që policia po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes.
Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshjeje për një pronë.
Të dy gratë u qëlluan me armë zjarri teksa ndodheshin në makinën e tyre. Ato janë duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Nëna e lindur në vitin 1959, është duke kryer një ndërhyrje kirurgjikale për shkak të plagëve të marra në stomak. E bija e lindur në vitin 1979, ka marrë lëndime të lehta në duar.
LEXO GJITHASHTU:
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës