Cani flet pas daljes nga SPAK: Jam i gatshëm sa herë të më thërrasin, pres drejtësi

30 Janar 2023 | 11:42

Ish-ministri i Financave Shkëlqim Cani refuzoi të deklaronte për mediat se për çfarë ishte thirrur në SPAK ku qëndroi për rreth 2 orë paraditen e së hënës.

I pyetur nga mediat nëse ishte thirrur për çështjen e inceneratorëve, Cani e mohoi ndërsa theksoi se është i gatshëm të paraqitet në SPAK për këtë çështje sa herë t’i kërkohet.

“E di shumë mirë se çfarë kam firmosur (për inceneratorët). Se çfarë ka shkruar dhe firmosur e di shumë mirë. Pyeteni SPAK se kur do të më thërrasë dhe a do më thërrasë. Kam kaluar aq shumë gjëra në jetë sa nuk më bën më përshtypje. Jam i gatshëm të më thërrasin dhe të them të vërtetën dhe vetëm të vërtetën. Nga SPAK drejtësi dhe ligj”, tha Cani.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026