Çështje të reja në SPAK? Spahiu bën parashikimin: I pari politikan që arrestohet…
Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se çështjet e hapura në një javë të vetme në SPAK janë ndikim i presionit të SHBA përmes ambasadores Yuri Kim në Tiranë.
Në morinë e çështjeve që ‘ziejnë’ së fundmi, që nga audio-përgjimi i 21 janarit, deri tek implikimi i kryeministrit Edi Rama me ish-zyrtarin e arrestuar në FBI apo kërkesa e gjykatës për hetimin e pasurisë së Ilir Metës, të parët që do të arrestohen sipas Spahiut, janë ata që akuzohen për vrasje, duke iu referuar këtu Sali Berishës.
“Nga dita që Yuri Kim tha se politikanët shqiptarë nuk po i zë gjumi se kush do arrestohet i pari, brenda 7 ditësh kemi 5 çështje penale; e para ndaj Mediut për Gërdecin; e dyta Shkëlzen Berisha; e treta gjykata që kërkoi hetimin e pasurisë së Metës për thesarin; e katërta Lulzim Basha për financimet ruse; Edi Ramën që doli zbuluar nga gjykata amerikane dhe e gjashta kaseta e audiopërgjimit të gardës, ku thuhej se urdhri për të qëlluar ishte nga lart, pra nga Berisha. 6 çështje në 7 ditë. Të gjashta janë ndezja e fitilit të Uashingtonit në Tiranë. SHBA po mbyll një misionin përmes Yuri Kim, të cilës ndaj ja zgjati edhe mandatin në Tiranë. Jam i sigurt që do avancohet me çështjet, jam i sigurt që do vihen në hetim politikantë më të lartë, por s’jam i sigurt për masën e sigurimit, në gjendje të lirë apo arrest me burg. Një gjë di t’ju them; se ata që akuzohen për vrasje, jo për korrupsion, ata do arrestohen të parët. Vrasja nuk është si mitamarrja. Në bankën e të akuzuarve duhet të shkojnëtë parët ata që akuzohet për vrasje”, tha Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
Rrëfimi i sipërmarrësit të trëndafilave: I shpëtova jetën djalit të pronarit italian
A do rikthehet Lulzim Basha? Alibeaj: Partia s’duhet të jetë shtojcë e kryetarit
Statuja nga Vatikani në Shqipëri, Papa Françesku dhuron përmendoren për katedralen
- 17:38 U helmua me kërpudha, gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putinit gjendet i vdekur në mërgim
- 17:36 E hëna dhe e marta ishin ditët më të nxehta për muajin qershor në Spanjë që nga viti 1950
- 17:02 Më afër se Hëna, një asteroid “krejtësisht i padëmshëm” së shpejti do të kalojë pranë Tokës
- 16:57 Macja Larry në Britaninë e Madhe që ka përcjellë gjashtë kryeministra
- 16:55 Rama pret ambasadorin e ri të Turqisë në Shqipëri
- 16:51 Italia kritikon shefin e NATO-s, deklaroi se 500 baza ushtarake italiane do përdoren kundër Iranit