Skenari i fortë i Spahiut: Berisha do bojkotojë zgjedhjet! Ju tregoj pse
Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se është duke përgatitur bojkotin e zgjedhjeve për të shmangur humbjen.
Sipas Spahiut, nëse Basha hyn në zgjedhje me vulën dhe logon e PD, do të garojë me një koalicion me 6 parti, çka sipas tij do ta nxjerrë PD e Berishës pa asnjë bashki nga zgjedhjet e 14 majit.
“Sali Berisha është duke përgatitur bojkotin e zgjedhjeve. Sepse do shikoni në vijim që KQZ do refuzojë listën e komisionerëve të Berishës për zgjedhjet e 14 majit dhe Berisha është duke parë variantin e 2019, që të mos hyjë në zgjedhjet lokale për të shmangur humbjen. Berisha është njeriu më pa shtyllë kurrizore në qëndrimet politike. Njeri më të pabesë se Berisha në politikë nuk ka”, tha Spahiu.
Sipas tij, Basha do të hyjë në zgjedhje me logon dhe vulën e PD në një koalicion me parti që kanë qenë aleate të Berishës, duke çuar në asgjësimin politike të Sali Berishës.
LEXONI GJITHASHTU:
Rrëfimi i sipërmarrësit të trëndafilave: I shpëtova jetën djalit të pronarit italian
A do rikthehet Lulzim Basha? Alibeaj: Partia s’duhet të jetë shtojcë e kryetarit
Statuja nga Vatikani në Shqipëri, Papa Françesku dhuron përmendoren për katedralen
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë