Akuza e re, reagon Gruevski: Pushteti vazhdon me përndjekjen politike kundër meje
Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski dyshohet për keqpërdorim te fondeve të partisë të cilën drejtonte, VMRO DPMNE-së.
Sipas prokurorisë për krim të organizuar, nga viti 2006 deri në vitin 2012 Gruevski ka fshehur një pjesë të donacioneve që jepeshin për partinë. Me vonë me ato para, rreth 1.3 milionë euro gjithsej, ka blerë tokë në një zonë luksoze pranë Shkupit. Vetëm disa kohë më pas, ai e ka shitur sërish tokën.
Për të mbuluar këto veprime, paratë janë transferuar përmes një kompanie off-shor nga Belize, ndërsa procesin e ka udhëhequr kushëriri i Gruevskit, ish-drejtor i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov.
Përveç tyre, edhe 4 persona të tjerë dyshohen për përfshirje në veprën penale, ndërsa njëri prej tyre u dërgua në paraburgim. Ish kryeministri Gruevski përmes rrjetit social Facebook hodhi poshtë akuzat dhe tha se bëhet fjalë për përndjekje politike ndaj tij.
“Pushteti vazhdon me përndjekjen politike kundër meje dhe të tjerëve, që i përndjek me qëllim të nxjerrin deklarata të pavërteta për mua”, është shprehur ish-kryeministri.
Nga nëntori i vitit 2018 Gruevski gjendet në Budapest të Hungarisë në arrati për shkak të proceseve gjyqësore ndaj tij.
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 17:37 Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon