Ambasadori gjerman: Shqipëria ka ende shumë për të bërë, jo për Brukselin dhe Berlinin, por për vete
Ambasadori i Gjermanisë, Peter Zingraf nga Shkodra ka inkurajuar palët politike të vijojnë bashkëpunimin për plotësimin e kushteve për integrimin në BE, dhe këtë sipas tij Shqipëria duhet ta bëjë jo për Berlinin dhe Brukselin, por për vete.
Teksa ritheksoi mbështetjen e kancelares gjermane për Shqipërinë në rrugën europiane, ambasadori nënvijëzoi se për këtë duhet punuar ende.
“Shqipëria ka shumë për të bërë, janë kushte për t’u plotësuar. Këtë s’duhet ta bëjë për Brukselin apo Berlinin, por për vete siç është Gjykata e lartë, Gjykata Kushtetuese dhe kushtet e tjera”, u shpreh ambasadori.
Sipas tij, përqendrimi i presidencës gjermane tek COVID nuk ka qenë negative për Shqipërinë, por pozitive.
Një BE e fortë është një partner më i fortë për Shqipërinë, tha ambasadori Zingraf.
Kriza dhe tensionet politike mes palëve ambasadori gjerman i lidh me faktin se jemi në mes të një fushate elektorale, por në këto kohë sipas tij gjenden përherë arsye pozitive për të ecur para.
Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij