Më shumë divorce se martesa në Vlorë, ekspertët tregojnë arsyet
Vlora vijon të ketë një numër të shtuar të divorceve, ndërsa kohët e fundit janë shtuar rastet e martesave dhe divorceve fiktive.
Përpos divorceve gjithmonë e në rritje, fenomeni që vihet re kohët e fundit lidhet me divorcet fiktive me qëllim ndërrimin e mbiemrit për t’i shpëtuar ligjit. Këto raste kryesisht kanë lidhje me personat me rekorde kriminale.
“Fillimisht e nisim martesat që ne i quajmë fiktive për shkaqe të problemeve që lidhen me ndonjë rekord kriminal që mund të ketë bashkëshorti apo dhe bashkëshortja, kemi pasur edhe femra që kanë kërkuar të kryejnë martesa për shkak të fshirjes së ndonjë ekspulsi ashtu si ne rastin anasjelltas dhe meshkujve, pra këto janë shtuar vitet e fundit ndoshta edhe për shkaqet ekonomike qe detyrohen njerëzit të kërkojnë një punë jashtë shtetit dhe nuk mund ta sigurojnë atë punë , pa siguruar më parë pasojat që kane nga rekordi kriminal”, thotë Elona Mone, përfaqësuese ligjore.
Sa i përket divorceve, shifrat janë të larta në qarkun e Vlorës. Në vitin që lamë pas, shifrat flasin për më shumë divorce se sa martesa. Nëse në vitin 2021 kishte 2882 martesa dhe 500 divorce, në vitin 2022 janë 524 martesa dhe 580 divorce. Po cilat janë shkaqet e këtyre divorceve.
“Sot kryefamiljarët dhe kryesisht meshkujt nuk i përgjigjen familjes për sa i përket pastërtisë së figurës, por shkaktojnë në mentalitetin e një familje patriarkale dhunë mbi baza superioriteti dhe të drejtave zakonore të mëparshme, dhunë fizike dhe psikologjike, si rezultat i moskuptimit që të dy gjinitë janë të barabarta, kanë të njëjtat detyrime dhe të njëjtën përgjegjshmëri familjare”, shprehet Drita Agaj, juriste.
Mënyra e re e jetesës dhe kërkesa për të qenë të pavarur është një ndër arsyet se përse ka kaq shumë divorce. Vitet e fundit, moshat që divorcohen më shumë janë 35-45 vjeç.
LEXONI GJITHASHTU:
- Policia blindon Vlorën, kontrolle në gjithë qarkun. Zbulohet urdhri nga lart
- Ricchi e Poveri koncert në Vlorë
Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet
Protestuesit hedhin vezë në drejtim të makinës së Ballës, largohen me shpejtësi drejt ambienteve të xhamisë së Namasgjasë (VIDEO)
U shoqërua gjatë protestës, lirohet aktivisti Arben Kola: U ndjeva si shqiponjë
- 17:05 Kush janë kandidatët për postin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së?
- 16:45 Kroacia bllokon Malin e Zi në Kapitullin e 31 për rrugën drejt BE-së, zbulohet arsyeja e vetos së Zagrebit
- 16:40 Aksident në Korçë, makina përplas karrocën me një fëmijë brenda. Detajet e para
- 16:38 Fati i Ervin Matës! Artan Hoxha: Në Brazil drejtësia është e shtrenjtë
- 16:31 Aksidenti në Portin e Durrësit, ndërron jetë në spital 62-vjeçari nga Kosova (EMRI)
- 16:24 GJKKO dënon 6 zyrtarë të Bashkisë Divjakë për shkelje në tendera