Rama tjetër apel naftëtarëve: Dilni nga greva dhe bisedojmë, hallin s’ua shkaktoi qeveria

21 Tetor 2020 | 08:45

Kryeministri Edi Rama iu drejtua sërish të mërkurën naftëtarëve të rafinerisë së Ballshit duke u kërkuar që ata “të dalin nga greva e urisë”.

Përmes një postimi në Twitter, kryeministri tha se “ata duhet të dalin nga greva që të bisedohet për zgjidhjen”.

Sipas Ramës “hallin e naftëtarëve nuk e ka shkaktuar qeveria” dhe se ajo “nuk ka shkop magjik”, por vetëm “vullnetin për t’ua lehtësuar situatën”.

Ky është apeli i dytë i kryeministrit në Twitter ndaj naftëtarëve pas atij të bërë të hënën ku sërish qe shprehur “i gatshëm për të biseduar me ta”.

Opozita e ka akuzuar qeverinë se ajo është shkaktare për situatën e krijuar me naftëtarët, të cilët kanë 16 paga pa marrë, ndërkohë që rafineria e Ballshit nuk punon prej muajsh pasi kompanitë që e administronin kanë mbyllur aktivitetin pas deklarimit në humbje.

Nga ana tjetër qeveria ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës duke e akuzuar atë se kur qeveriste vendin e privatizoi rafinerinë në mënyrë korruptive duke i lënë vend abuzimeve.

Prej më shumë se 25 ditësh naftëtarët protestojnë me grevë urie për të marrë pagat dhe për të rinisur punën në rafineri. Javën e fundit grevën e kanë vijuar gratë, ndërsa në një intervistë të fundit ato kanë deklaruar se nëse nuk do të marrin përgjigje për kërkesat e tyre, grevës do t’i bashkohen edhe fëmijët e tyre.

 

Lexoni gjithashtu:

Dita e shtatë e grevës së naftëtareve: Nëse s’marrim përgjigje do të na bashkohen edhe fëmijët

Rama apel naftëtarëve të mbyllin grevën: I gatshëm të bisedoj me ta

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama

Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të enjte në Kryeministri presidenti e Lituanisë Gitanas Nausėda. Bëhet e ditur se takimi ka pasur në fokus forcimin...
17:16 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026