Çfarë pritet të ndodhë në 11 shkurt? Ristani zbulon kauzën dhe pritshmëritë e PD-së
Ish-deputeti demokrat, Arben Ristani thotë se situata e vështirë në të cilën ndodhet vendi, si nga ana ekonomike, sociale, por edhe institucionale, shërben si kauzë që shqiptarët të protestojnë më 11 shkurt.
Në një intervistë për Euronews Albania, Ristani u shpreh se keqqeverisja, kulmoi me rastin e fundit të ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal, ku opozita pretendon se ai është korruptuar nga kryeministri Edi Rama.
Ndër të tjera, Ristani nënvizoi se PD-ja pret që zemërimi i shqiptarëve të jetë aq i madh, sa të largojë Ramën nga pushteti.
“Kauza e protestës ka të bëjë me keqqeverisjen. Keqqeverisja është e shumëanshme, në shumë plane, por keqqeverisja kulmoi me atë që është cilësuar nga Partia Demokratike, nga shqiptarët, por edhe nga personalitetet amerikane, si një thikë në zemër të marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe SHBA-ve, pra rasti i fundit i agjentit të FBI-së dhe korruptimit të tij nga kryeministri Rama. Kjo është pika e vlimit, kjo është qershia mbi tortë, sepse shkaqet për të protestuar janë të shumta.
Si kryesore, unë do të përmendja prishjen e sistemit demokratik në Shqipëri, mosfunksionimin e institicioneve, gjë që ka sjellë shtim të varfërisë, shtim të korrupsionit, largim të shqiptarëve nga Shqipëria. Pra, është e gjithë tabloja në të cilën ne jetojmë, si kauzë për një protestë. Ajo që ne presim nga protesta, është që zemërimi i shqiptarëve të jetë i shtuar në atë masë sa protesta të jetë e atillë që të krijojë kushtet për largimin e kryeministrit Rama nga qeveria”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor