‘Celibashi të zbatojë kushtetutën’, Ristani: S’mund të lihet PD-ja jashtë zgjedhjeve

1 Shkurt 2023 | 17:52

Ish-deputeti demokrat, Arben Ristani deklaroi se Kryekomisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi duhet të zbatojë kushtetutën dhe të regjistrojë Partinë Demokratike në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Në një intervistë për Euronews Albania, Ristani u shpreh se PD-ja ka bërë kuvendin e saj, ka marrë vendime dhe ka një vendim gjykate që njeh statutin e miratuar më 11 dhjetor të vitit 2021.

“Kemi këtë situatë, që Partia Demokratike në shumicën e saj, ka bërë Kuvend dhe ka marrë vendime, i ka çuar për regjistrim në regjistrin e partive politike, gjykata e ka pranuar për t’i regjistruar dhe është krijuar ky makinacion duke e ankimuar çështjen dhe duke nxjerrë nga funksioni Gjykatën e Apelit.

Zoti Celibashi, sigurisht që mund t’i referohet edhe kushtetutës për të garantuar pluralitetin e zgjedhjeve në Shqipëri. Do t’i kërkoja që të  njohë PD-në, e cila ka zgjedhjet e fundit, ka bërë kuvendin e saj, ka marrë vendimet dhe e ka njohur Gjykata e Tiranës”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023