Biserko: Marrëveshja Kosovë-Serbi, pengon formimin e bllokut të dytë rus në Ballkan
Presidentja e komitetit serb të Helsinkit, Sonja Biserko thotë se marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, do të parandalonte formimit e një blloku të dytë rus në rajonin e Ballkanit.
Në një intervistë për Euronews Albania, Biserko u shpreh se e mbështet përpjekjen e ndërkombëtarëve për arritjen e një marrëveshjeje mes dy vendeve.
“Ky propozim duhet të çojë në një marrëveshje përfundimtare e cila duhet të arrihet. Varet shumë nga Bashkimi Evropian, Britania, Gjermania dhe SHBA-të. SHBA-të janë shumë të angazhuara për ta zgjidhur këtë proces, për t’i dhënë një zgjidhje finale dhe personalisht e mbështes angazhimin e tyre.
Është një shans unik për të dyja palët. Kjo marrëveshje duhet të çojë në parandalimin e hapjes së një blloku të dytë rus në Ballkan. Kjo duhet pasur parasysh në momentin kur të merret vendimi nga të dyja palët, nga të gjitha palët e përfshira në dialog”, theksoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut