Psikologia Muçaj: Sot mësuesit më shumë plotësojnë letra sesa merren me nxënësit

2 Shkurt 2023 | 08:05

Psikologia Arjana Muçaj është shprehur se në shkolla mungon infrastruktura duke shtuar se mësuesit duhet të trajnohen dhe në pjesën teknologjike.

Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ajo theksoi se sot mësuesit kanë shumë ngarkesë në shkollë dhe sipas saj tashmë ato më shumë janë të fokusuar tek vetja se tek nxënësit.

“Ne na mungon infrastruktura nëpër shkolla. Trajnimi i mësuesve në pjesën e teknologjisë duhet të jetë i prekshëm, pra mësuesi ta ndjej vërtetë se ka marrë një informacion që i shërben jo vetëm atij por edhe për ta transmetuar tek fëmijët i kujtdo ciklit arsimor që ai i përket. Një mësues  e ka shumë të vështirë që të punojë dhe me një nxënës të klasës së parë, të pestë apo të 9.

Duam që mësuesit t’i kemi profesional në punën e tyre, të mos ngarkohen me burokraci. Mësuesit sot plotësojnë letra, sepse i kanë ngarkuar shumë. Janë më shumë të fokusuar tek vetja e tyre”- tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024