Rama mungon në seancë, Bardhi: S’kam kërkuar interperlancë me hijet e kryeministrit

Gazment Bardhi
2 Shkurt 2023 | 11:10

Kryeministri Edi Rama nuk do të jetë prezent në interpelancën e thirrur nga “grupi Alibeaj” ndaj tij në lidhje me përfshirjen në çështjen McGonigal. Bëhet me dije se Rama ia ka ka deleguar kompetencën ministers së Shtetit Elisa Spiropali për tu përgjigjur në emër të tij.

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i deputetit të PD-së Gazment Bardhi i cili tha se nuk ka kërkuar interperlancë me hije të kryeministrit.

Ai ka kërkuar që Rama të shkojë në seanca dhe të japë llogari në lidhje me çështjen McGonigal.

“Unë nuk kam kërkuar interperlancë me hije të kryeministrit, kam kërkuar interperlancë me kryeministrin për takimet e tij private. Rama si u pandehur mund të vazhdojë të zbatoj të drejtën e tij për të heshtur, por unë se kam thirrur këtu sit ë panddehur por si kryeministër i Shqipërisë dhe si i tillë nuk mund të fshihet pas Elisës, Nezës e as McGonigal. Të vij këtu dhe të japë llogari se si me veprime kriminale mafioze ka korruptuar një zyrtar të lartë të FBI për ta përdorur si vegël në duart e tij të pista. Ti Nikolla thirre kryeministrin të vij këtu dhe të japë llogari. Sillu si kryetare e jo si kukulla e Ramës”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026