Mësimi në universitet, rregullorja anti-COVID që studentët duhet të ndjekin

21 Tetor 2020 | 20:18

Universiteti i Tiranës ka bërë publik rregulloren për masat kundër infeksionit covid-19. Në këtë dokument që po publikon Euronews Albana janë përcaktuar edhe rregullat se si studentët do të futen në auditore, masat që duhet të merret si nga ata ashtu edhe nga stafi akademik dhe mbështetës.

Dy masat e para janë mbajtja e maskës gjatë gjithë kohës si edhe respektimi i distancës nga 1.5 metra deri në 2 metra si në ambientet e brendshme, ashtu edhe në ato të jashtme.

Për të garantuar higjienë sa më të lartë, rregullorja parashikon që tavolinat e klasave të dezinfektohen pas çdo ore mësimore ndërsa tualetet, dorezat e dyerve apo dritareve, parmakët të dezinfektohen çdo 30 minuta nga stafi i universitetit.

Rregullorja ka parashikuar përgjegjësitë për studentët gjatë ushtrimit të procesit mësimdhënës. Të drejtën për të hyrë në auditor do ta marrin vetëm pasi të firmosin formularin e vetëdeklarimit mbi situatën shëndetësore.

Madje, kusht është edhe karta e studentit pa të cilën, oficeri i sigurisë nuk do të pranojë që ai të futet në ambientet e universitetit. Ai që nuk i zbaton këto masa, trajtohet me masë disiplinore sipas Rregullores së Universitetit të Tiranës.

Masa drastike ka edhe për stafin pedagogjik, mbështetës apo jo mësimdhënës të cilët gjithashtu duhet të përmbushin disa rregulla pasi në të kundërt, rrezikojnë masë displinore. Konkretisht ata do të futen në ambientet e brendshme sipas një grafiku përkatës. Ndërsa materialet mësimore, pedagogu e ka të ndaluar ti shpërndajë të printuara, por vetëm në rrugë elektronike si edhe të evitojë hyrje daljet e panevojshme.

Por çfarë ndodh në rastet kur një person shfaq shenjat e sëmundjes?

Në dokument parashikohet se këto persona, qofshin studentë apo staf, largohen nga ambientet e universitetit dhe gjendja shëndetësore e tyre ndiqet nga drejtoria e burimeve njerëzore deri në rikuprerimin që të marrin dritën jeshile për tu rikthyer në auditore.

Në rastet kur rezulton pozitiv me covid-19 një student apo pedagog, e tërë klasa që ka pasur kontakt do ta zhvillojë procesin mësimor për 14 ditë online.

Dekani i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Spiro Drushku thotë se, në kushtet që ndodhemi aktualisht mësimi në universitet do të ndiqet nga auditori.

Ai theksoi se në rast të përkeqësimit të situatës mund të ndiqet një ndërthurje mes mësimit online dhe mësimit në auditorë me grupe të vegjël studentësh.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026

90 familje të komunitetit rom 9 muaj pa bonus strehim, ngrihen në protestë

Dhjetëra përfaqësues të familjeve të komunitetit rom dhe egjiptian u mblodhën para Bashkisë së Durrësit për të protestuar ndaj mosdhënies së bonusit të strehimit. Banorët...
20:50 | 22/06/2026