”Deti”, ish-komandanti Vladimir Beja: Dorëzim i pakuptimtë, s’u shfrytëzuan të gjitha mundësitë për marrëveshje

22 Tetor 2020 | 07:32

Vladimir Beja, ish-Komandant i Forcave Ushtarake Detare komentoi për Euronews Albania zhvillimet e fundit për sa i përket çështjes së delimitimit të ujërave detar mes Shqipërisë dhe Greqisë, çështje e cila është rënë dakord të zgjidhet në Gjykatë Ndërkombëtare.

Beja e cilësoi “dorëzim” vajtjen e Shqipërisë në gjykatë për këtë çështje dhe “mos-shfrytëzim të të gjitha rrugëve për arritjen e një marrëveshje”, ndërsa korrigjoi faktin se nuk është Gjykata e Hagës ajo që shqyrton çështjet e konventës ndërkombëtare të Montego Bay-it për ujërat, por Gjykata e Hamburgut.

“Nuk kemi të bëjmë me ngjarje të terrorizmit, apo krim ndaj njerëzimit siç ka qenë incidenti i Kanalit të Korfuzit, teksa sot jemi pikërisht më 22 tetor, ku 74 vite më parë ndodhi ky incident i tillë, dhe drejtimi te Gjykata e Hagës më duket e habitshme, për të mos thënë se në diplomaci dhe politikë nuk ka asgjë të rastësishme, mund të jetë edhe një kërcënim, do t’iu çojmë atje ku ju [Shqipëria] keni humbur,” – u shpreh Beja duke kujtuar se Gjykata e Hagës e pati dënuar Shqipërinë për incidentin e pas-Luftës së Dytë Botërore.

“Ky dorëzim i kryeministrit, që e paska kërkuar vetë këtë, për ta çuar në Gjykatë Ndërkombëtare, vjen në një kohë të papërshtatshme pasi kemi një situatë të tillë që deklarimin nga Greqia për zgjerimin nga 6-12 milje në det e ka kritikuar rëndë nga sekretari i përgjithshëm OKB-së, i cili e ka quajtur të njëanshme dhe të papranueshme, njëkohësisht edhe BE më 1 dhe 2 tetor e ka kritikuar qeverinë greke për qëndrim të njëanshëm për këto deklarata,” – u shpreh Beja duke theksuar se opinioni ndërkombëtar ka qenë në mbështetje të përpjekjeve të Shqipërisë për ta zgjidhur këtë çështje në bazë të ligjeve ndërkombëtare.

Prej vitit 2009, Shqipëria dhe Greqia mbeten ende pa përcaktuar kufirin detar në detin Jon, të ashtuquajturat zona ekskluzive ekonomike dhe sheftin kontinental.

Beja, i cili ka qenë anëtar i grupit negociator për marrëveshjen e ujërave mes Shqipërisë dhe Italisë, kujtoi se dy vite më parë kryeministri qe shprehur se kishte gati një draft edhe më të mirë se sa marrëveshja e arritur me qeverinë e shkuar, ndërsa tani “dorëzohet” duke e çuar çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare.

“Parimet e vendosura si detyra nga Gjykata Kushtetuese kur rrëzoi marrëveshjen e shkuar, nuk janë mure dhe pranga që e kanë penguar qeverinë të negociojë me Greqinë, përkundrazi janë implementim i parimeve të konventës ndërkombëtare e OKB-së, Montego Bay. Për mua ka munguar profesionalizmi dhe dëshira për të shfrytëzuar të gjitha resurset, marrëveshjet janë qeveritare por shfrytëzohen resurset kombëtare dhe jo të qeverisë, me të vërtetë ato negociojnë, por çështja është përtej qeverive,” – u shpreh ish-komandanti Beja duke kërkuar nga politika që të dalin përtej momentit dhe të hartojnë një strategji me draft kompakt kombëtar me ato çka ka nxjerrë në pah edhe Gjykata Kushtetuese për të qenë më me dinjitet në momentin kur t’i drejtohen Gjykatës Ndërkombëtare.

Më tej ushtaraku tregoi përvojën e shkuar kur shteti shqiptar negocioi me Italinë çështjen e ngjashme që ka aktualisht me Greqinë. Ai tha se ekipi negociator kishte përfaqësues nga gjashtë ministri.

 

Lexoni gjithashtu:

Kufiri detar me Greqinë, Rama: Kemi rënë dakord t’i drejtohemi instancave ndërkombëtare

Çështja e detit, Rama: Greqia s’kërkon asgjë më tepër se marrëveshja e shkuar, ne duam diçka më të drejtë

Kufiri detar me Greqinë, Idrizi: Rama po kthehet tek propozimi i Berishës

Boiken Abazi: Kryeministri Rama po bëhet gati të kryejë tradhti kombëtare me çështjen e detit dhe Greqinë

Në Hagë për kufirin detar, Bashkurti jep alarmin për rrezikun që i kanoset Shqipërisë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama

Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të enjte në Kryeministri presidenti e Lituanisë Gitanas Nausėda. Bëhet e ditur se takimi ka pasur në fokus forcimin...
17:16 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026