“Akuzat ndaj Ramës në SHBA”, Zhupa: S’presim që ai të pranojë shkeljet që ka bërë

3 Shkurt 2023 | 10:46

Deputetja e PD-së Ina Zhupa është shprehur se protesta që do të zhvillohet më datë 11 shkurt nuk do të jetë as e para e as e fundit kundër kryeministrit Edi Rama, referuar çështjes së ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal.

Në një intervistë për Euronews Albania, Zhupa theksoi se nuk presin që Rama të pranojë shkeljet që ka bërë.

Ndër të tjera ajo theksoi se akuza e ngritur ndaj kreut të qeverisë nuk është bërë në Shqipëri por në SHBA.

“Protesta do të jetë kombëtare por s’do të jetë as e para e as e fundit protestë e kësaj stine protestash . Akti që është zbuluar nga hetimet dhe aktakuza e ngritur ngritur nga juria e madhe dhe hetimet e FBI-së dhe kapërcen një hetim të thjeshtë. Është një miksim midis një tradhtie kombëtare dhe një korruptimi të zyrtarit më të lartë siç është Rama.

Rama ka dhënë para që të minojë dhe  marrëdhëniet tona me SHBA, sigurinë tonë kombëtare. Nuk besoj se ndonjëri nga ne pret që Rama të ketë atë nivel përgjegjshmërie që t’i thotë burgut hapu dhe të pranojë atë që ka bërë. Është hera e parë në fakt që akuzat nuk janë hedhur në Shqipëri por në SHBA”- tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë

Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu ka zbuluar detaje të reja lidhur me seancën e fundit plenare në Kuvend si dhe mbledhjen që pritët rë...
11:08 | 21/07/2026

Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut

Meteorologia Lajda Porja në një lidhje live për Euronews Albania bëri parashikimin e motit dhe u shpreh se dita e sotme do të jetë dita...
10:36 | 20/07/2026

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026