“Të vijohet përpara me marrëveshjet”, BE e prerë: Të formohet asociacioni

3 Shkurt 2023 | 13:50

Bashkimi Evropian përsërit kërkesën e tij se duhet të krijohet asociacioni i komunave me shumicë serbe.

I pyetur nga Radio Evropa e Lirë për kushtet e vendosura nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për themelimin e Asociacionit, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se blloku nuk i komenton “të gjitha deklarimet  e të tjerëve”.

Ai përsëriti se urgjente për BE-në është që të vijohet përpara  me dialogun dhe zbatimin e marrëveshjeve një prej të cilave është edhe ajo për Asociacionin”.

Kryeministri Kurti, i cili deri më tani ka kundërshtuar krijimin e asociacionit njëetnik, shpalosi para parlamentit gjashtë kushtet për formimin e tij.

Ndër të tjera Kurti u shpreh se asociacioni nuk mund të jetë njëetnik,  dhe duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

BE-ja e ka thënë disa herë se marrëveshja e cila parasheh formimin e asociacionit është obligim ndërkombëtar i Kosovës dhe se ajo duhet të implementohet.

Edhe SHBA-ja e ka vlerësuar si prioritet kryesor formimin e asociacionit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe t’i ofrojë votat e 18 deputetëve të saj në Kuvendin e Kosovës, nëse Lëvizja Vetëvendosje, si...
16:22 | 24/06/2026

Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samaraxhiun, komandanti Hysni Gucati dha më shumë detaje sa i përket debatit lidhur me Dritan Goxhajn...
12:43 | 24/06/2026

Kurti: S’kishim nevojë për zgjedhje të reja, së shpejti nis puna për formimin e institucioneve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se zgjedhjet e 7 qershorit nuk ishin të nevojshme dhe se rezultati i tyre e dëshmon këtë, duke...
09:38 | 24/06/2026