Pretendimet nga VV-ja: Personat që vodhën Thesarin, dikush i garantoi se nuk do ndëshkohen

22 Tetor 2020 | 13:42

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati e ka quajtur shqetësuese ‘avullimin’ e dy milionë eurove nga thesari i shtetit të Kosovës. Ai shprehet se personat, të cilët e kanë bërë një gjë të tillë kanë qenë të “garantuar se nuk do të ndëshkohen”.

“Çështje shumë shqetësuese, pasi na rikthen normalitetin e pretenduar ku krimi nuk ndëshkohet, merr zemër, sepse duhet më shumë sesa planifikim për ta bërë një gjë të tillë. Fakti që kemi një mendësi të tillë qeverisje si në të kaluarën ku kthehen partitë e mendësisë së stërvjetruar, është normale që persona të tillë të vjedhin Thesarin e shtetit, sepse dikush i ka garantuar që nuk do të ndëshkohen. Është normale qe në një qeverisje pa legjitimitet, të kapur nga krimi i organizuar të ndodhin gjera të tilla”, tha ai.

Në një konferencë për media, deputeti i Lëvizjes  Hekuran Murati tha se presin që së shpejti të rrëzojnë Qeverinë Hoti me mocion mosbesimi.

Lexoni gjithashtu: 

Si “avulluan” mbi dy milionë euro nga thesari i Kosovës, Euronews Albania zbardh detaje të reja

Mbi dy milionë euro vidhen nga Thesari i Shtetit të Kosovës

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026