A ka ende përpjekje për një bashkim të PD-së? Flet deputeti demokrat
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi thotë se ka tentativa mes dy grupimeve të kësaj force politike, për të arritur bashkimin.
Në një intervistë për Euronews Albania, Korreshi u shpreh se deputetët e të dyja grupimeve takohesh shpesh dhe në fokus të bisedave, është dalja me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet lokale të 14 majit.
“Ka tentativa, realisht të gjithë deputetët e të dyja krahëve, mendoj dhe gjykoj që në takimet tona, në përditshmërinë tonë politike, në fokus është çështja e 14 majit. Të gjithë mendojmë dhe gjykojmë, kemi dëshirën që të garojmë së bashku, të jemi së bashku pasi e keqja jonë e përbashkët dhe lufta jonë është Edi Rama.
Besoj se tonet janë ulur, ka kohë që janë zbutur dhe janë çuar mesazhe gjatë gjithë kësaj kohe ndërmjet dy palëve”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 21:53 E rëndë në Maltë, mbytet anija me 60 emigrantë! 10 persona humbin jetën
- 21:52 SHBA po shqyrton planin që të blejë Ishujt Chagos nga Mauritiusi
- 21:45 Sulmi i Iranit, reagon Izraeli: Teherani duhet të digjet sonte
- 21:39 Një tërmet i fortë godet Butanin, sa ishte magnituda
- 21:38 Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
- 21:35 Irani lëshon raketa drejt Izraelit, bombardimi i parë pas armëpushimit