Beteja për vulën/ Apeli përcaktoi trupën gjykuese, Alibeaj bën lëvizjen e papritur

3 Shkurt 2023 | 17:02

Në Gjykatën e Apelit u hodh këtë të mërkurë shorti për shqyrtimin e çështjes së vulës së Parisë Demokratike.

Shorti caktoi gjyqtaren Elona Mihali në krye të trupës që do të shqyrtojë këtë çështje, ndërsa anëtarë do jenë Irida Kacerja e Astrit Kalaja.

Pas këtij vendimi, përfaqësuesi ligjor i grupimit Alibeaj i është drejtuar me një shkresë gjykatës së Apelit që të caktohet sa më parë seanca për t;i dhënë fund legjitimitetit në drejtimin e Partisë Demokratike.

Reagimi i përfaqësuesit ligjor të Partisë Demokratike, Indrit Sefa:

Gjykata e Apelit tashmë nuk ka asnjë pengesë për ti dhënë fund konfliktit gjyqësor për legjitimitetin e drejtimit të Partisë Demokratike.

Partia Demokratike i kërkon Gjykatës që të shqyrtojë sa më shpejt ankimin e paraqitur nga ana e saj. I ftojë të gjitha palët ti kërkojnë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm të shpallë dhe të gjykojë këtë çështje në një kohë sa më të shpejt.

Çdo vonesë tashmë është e pajustifikuar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI në Bruksel, në cilësinë e Zëvendëspresidentit të organizatës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Centrist Democrat International (IDC-CDI), organizatës më të madhe politike...
16:09 | 13/07/2026

Kushtet në IEVP Shënkoll, Avokati i Popullit: Mbipopullim i rëndë, duhet të ishte spital e jo burg me dy psikiatër

Avokati i Popullit po zhvillon këtë të hënë dhe nesër një inspektim të paparalajmëruar në burgun e Shënkollit, në kuadër të mandatit si Mekanizëm Kombëtar...
15:38 | 13/07/2026

Guvernatori Sejko takon Përfaqësuesin e ri Rezident të BERZH-it në Shqipëri, Hannes Takacs

Këtë të hënë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në një takim zyrtar delegacionin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të...
15:35 | 13/07/2026