PD në dyert e gjykatave, padia për vulën ende pa një datë shqyrtimi

17 Janar 2023 | 15:45

Përplasja në Partinë Demokratike përveç aspektit politik dhe ndarjes së partisë në dy grupime që nuk njohin dhe sulmojnë njëri-tjetrin, ka edhe atë gjyqësor.

Që prej marsit të vitit të shkuar, partia më e madhe opozitare në vend është përfshirë në vorbullën juridike me shumë padi nga të dyja palët ndaj njëra tjetrës.

Këtë të martë u zgjidh vetë njëra nga këto çështje, pasi Gjykata e Apelit vendosi të pushojë çështjen, ku Alibeaj dhe Bardhi kërkonin që vendimet e kuvendeve të 17 korrikut dhe 18 dhjetorit 2021 të regjistroheshin bashkë.

Por në gjykatë vijojnë çështjet e tjera. Njëra prej tyre është padia e Edith Harxhit që ka kërkuar çregjistrimin e Lulzim Bashës si kryetar i partisë. Data për këtë çështje është caktuar më 1 mars.

Por çështja më e rëndësishme që do të përcaktojë se kujt do t’i takojë vula dhe sigla zyrtare e PD, ende nuk ka një datë shqyrtimi. Në këtë padi, ankimues është pala e Alibeajt, që i kanë kërkuar Gjykatës së Apelit që të hedhë poshtë vendimin e marrë nga gjyqtari i shkallës së parë, Agron Zhukri, i cili më 25 mars 2022 njohu statutin e dalë nga Kuvendi i Berishës më 11 dhjetor.

Kjo është çështja kryesore në gjykatë, dhe nëse Gjykata pranon padinë e Alibeajt, atëherë përfundimisht vula do i mbetet atij. Por nëse Gjykata e Apelit e rrëzon padinë e Alibeajt, në këtë rast për Berishën do të ishte fitore dhe do mund të regjistrohej ai si kryetar i Partisë Demokratike.

Këto përballje juridike kanë rëndësinë e tyre, ose do të kenë ndikim nëse do të ketë vendimmarrje para 6 marsit, kur është edhe afati i fundit për regjistrimin e partive dhe koalicioneve për zgjedhjet e 14 majit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026