Salianji apo Alibeaj, kush e bashkon PD-në? Si përgjigjet Aleksandër Çipa
Kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa ka komentuar zhvillimet e brendshme në Partinë Demokratike.
Në një intervistë për Euronews Albania, Çipa deklaroi se as veprimi i Enkelejd Alibeajt për përjashtimin e katër deputetëve dhe as veprimi i Sali Berishës për shkarkimin e tij, nuk e bashkojnë partinë.
Sipas tij, këto procese thellojnë edhe më shumë ndarjen në Partinë Demokratike.
“As veprimi i zoti Alibeaj për përjashtimin e katër deputetëve dhe as veprimi i foltores së zotit Berisha për të përjashtuar zotin Alibeaj, duke arritur një kuorum statutor për Grupin Parlamentar, nuk janë procese bashkuese.
Përkundrazi, nuk bëjnë gjë tjetër, veçse thellojnë atë ndarjen diametrale që është kaq potente në shfaqjen dhe në përfaqësimin institucional të Partisë Demokratike. Të paktën, në të vetmin forum legjitim të mbetur në këtë parti dhe strukturat e saj”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë