Deklarata e Papës për martesat mes të njëjtës gjini, në Shqipëri rihapet debati
“Janë fëmijë të Zotit dhe kanë të drejtën e një familjeje”, ka qenë kjo deklarata e Papa Franceskut, e bërë gjatë një dokumentari, ku është shprehur pro martesave të së njëjtës gjini.
Në vendin tonë diçka e tillë është ende një tabu, por të rinjtë duket se do të sjellin ndryshimin.
“Gabim është, femër me mashkull jo mashkull me mashkull”, shprehet një qytetar i moshuar.
“Jo nuk jam dakord, rinia ndoshta ndryshon ka mendime të tjera po unë për vete jo. Po çfarë familje do krijojë mashkull me mashkull ose femër me femër”, shprehet një tjetër.
“Atje ku bëhen mbase duket normale, këtu tek ne jo, nuk mund të imagjinohet kjo gjë tek ne, shoqëria jonë nuk mund të pranojë këto gjëra”, tha një qytetar.
Megjithatë ka dhe nga ata që me kalimin e viteve kanë ndryshuar mendim, ndërsa të rinjtë, duket se do të sjellin ndryshimin.
“Çdo njeri e di vetë se çfarë bën, nuk mund të ndërhyjmë në atë të tjetrit…e dinë vetë ata se çfarë bëjnë më trupin e vet…është diçka që nuk gjykohet. Duhet të mbështesim”, tha një qytetare e moshuar.
“Është një zgjedhje personale , si paragjykoj, I pranoni në shoqërinë tuaj? Sigurisht që po”, tha një vajzë e re.
“Nuk kemi përse të paragjykojmë secili ka jetën e vet edhe e jeton si do”, deklaron një i ri.
Në vendin tonë martesa e parë midis dy gjinive ishte ajo e dy qytetarëve britanikë, e kryer nga Ambasada Britanike në Tiranë në vitin 2015.
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve
90 familje të komunitetit rom 9 muaj pa bonus strehim, ngrihen në protestë
- 20:53 “Dje ‘Komandant’ me pagesë, po sot shërbëtor me çfarë”? Rama reagon sërish për Dritan Goxhaj
- 20:51 Festivali Kombëtar i Sazeve rikthen tingujt e traditës në Kolonjë
- 20:48 Rezervimet për verën, më të ulëta se vitet e kaluara
- 20:44 Dega e LDK-së në Pejë kërkon dorëheqjen e Abdixhikut
- 20:40 Njoftohet data, shqiptarët nga diaspora pritet të vijnë sërish në Tiranë më 4 korrik
- 20:16 Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq