Tërmeti tragjik në Turqi, gazetari jep detaje: Nën rrënoja ka dhe deputetë

6 Shkurt 2023 | 11:04

Gazetari Sokol Brahaj ka bërë me dije se nën rrënojat si pasojë e tërmetit tragjik në Turqi ka dhe deputetë të parlamentit turk.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se gjendja është shumë kritike ndërsa shtoi se pritet që numri i viktimave të rritet.

Ndër të tjera ai bëri me dije se numri aktual i ndërtesave të shkatërruara nga tërmeti është 1180

“Ky është tërmeti më i madh i 90 viteve të fundit. Ka lënë pasoja të mëdha në Turqi dhe në zonat përreth. Deri më tani janë 284 persona viktima dhe në dhjetëra mijëra ndërtesa që janë shembur po kërkohet për të nxjerr personat që kanë ngelur nën rrënoja. Pritet që numri i viktimave të jetë shumë i madh. Gjendja është shumë kritike. Kam të dhëna se nën rrënoja ka dhe deputetë të parlamentit që kanë ngelur në gërmadha. Deri tani 1180 objekte raportohen të shkatërruar”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë

Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu ka zbuluar detaje të reja lidhur me seancën e fundit plenare në Kuvend si dhe mbledhjen që pritët rë...
11:08 | 21/07/2026

Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut

Meteorologia Lajda Porja në një lidhje live për Euronews Albania bëri parashikimin e motit dhe u shpreh se dita e sotme do të jetë dita...
10:36 | 20/07/2026

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026