Intervista e Allison Guerriero në Euronews, reagon Sali Berisha

6 Shkurt 2023 | 12:21

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me intervistën e dhënë nga Allison Guerriero, ish-e dashura e Charles McGonigal, në emisionin Review në Euronews Albania.

Berisha tha se gjatë intervistës, Guerriero pranoi lidhjen e pazakontë të miqësisë mes shefit të qeverisë dhe McGonigal.

Berisha theksoi se kemi të bëjmë me një marrëdhënie kriminale, e cila ka shumë anë të errëta.

“Në një intervistë të gjatë, por me shumë të dhëna të ish-të dashurës së McGonigal, pas shefit të kundërzbulimit të FBI-së, Allison, gishtin e vendos mbi Edi Ramën.

Ajo çka të bën përshtypje në dëshminë e saj në Euroneës, është se kjo zonjë e nderuar kishte nuhatur marrëdhënie të dyshimta dhe vlerësonte si problem kryesor, marrëdhëniet errëta të partnerit të saj, me kryemafiozin Edi Rama.

Në këtë kontekst, unë dënoj përpjekjen e Edi Ramës për të fshehur të vërtetat e hidhura, për të mos thënë edhe kriminale, të bashkëpunimit McGonigal-Edi Rama.

Në dosjen shqiptare gjithçka ekziston ka vetëm një emër, Edi Rama, këshilltari i tij privat Duçka dhe miku i tij, Agron Neza.

Pra, gjithçka është një dosje e tërë në të cilën lakohet emri i Edi Ramës 14 herë, dhe personat A dhe B, po kaq herë”, tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026