E trishtë/ Futbollisti i njohur nën rrënojat e tërmetit që goditi Turqinë
Ish-futbollisti i Premierligës, Christian Atsu, është në mesin e personave të bllokuar nën rrënoja si pasojë e tërmetit shkatërrimtar që goditit Turqinë.
Një operacion kërkimi dhe shpëtimi është duke u zhvilluar për shpëtimin e futbollistit.
Atsu, i cili më parë ka luajtur për Chelsea-n dhe Newcastle United, iu bashkua klubit të Superligës Hataysport verën e kaluar.
Disa anëtarë të tjerë të ekipit të tij mundën të shpëtoheshin, ndërkohë që kërkimet për ganezin po vijojnë ende.
Drejtori sportiv i klubit, Taner Savut, është gjithashtu i bllokuar ndërsa përpjekjet për shpëtimin e tyre vazhdojnë.

Atsu iu bashkua Chelseat në vitin 2013 nga Porto përpara se të dërgohej në një sërë periudhash huazimi. Ai kaloi kohë tek Everton dhe Bournemouth përpara se të kalonte te Newcastle United në vitin 2017.
Ai u largua Anglia pasi kishte luajtur mbi 100 ndeshje deri në vitin 2021 për t’u bashkuar me skuadrën saudite Al-Raed.
Gjatë verës së kaluar ai u largua nga Lindja e Mesme dhe zhvendos në Turqi.
Ai shënoi golin e tij të parë për klubin këtë fundjavë, vetëm disa orë para se të godiste tërmeti.
Kujtojmë se më shumë se 1,300 njerëz kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit shkatërrimtar, me 6,000 të tjerë të plagosur, sipas zyrtarëve . Një pasgoditje masive me magnitudë 7.5 goditi jugun e Turqisë disa orë pas tërmetit fillestar.
Çako zbulon ndihmën për Turqinë: Do nisim 38 specialistë kërkim-shpëtimi e mjekë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur