Zukali jep detaje nga 2 pallatet e shembura me persona me origjinë shqiptare

7 Shkurt 2023 | 12:29

Bora Zukali, kryetari i Shoqatës “Vatra e shqiptarëve” në Stamboll tha në një intervistë për Euronews Albania, se 2 pallate me shqiptarë në Adana të Turqisë janë shembur plotësisht nga tërmeti.

Sipas tij ende nuk ka asnjë informacion nëse ka persona të vdekur, pasi kërkimet në atë zonë kanë nisur ditën e sotme.

Zhukali thekson se rrugët e shkatërruara e bëjnë të vështirë lëvizjen e ndihmave dhe materialeve që i nevojiten ekipeve të shpëtimit

“Rrugët janë dëmtuar dhe shkatërruar nga tërmeti. U rrëzuan shumë pallate dhe ndërtesa. Është e vështirë që në ato zona të hyjë makina. Njerëzit me duar dhe lopata vijojnë në kërkojnë në rrënoja për të afërmit.

Lëkundjet vijojnë edhe sot por nuk janë aq të fuqishme. Vetëm dy goditje ishin të forta. Porti i Skënderunit, më i madhi i asaj zone po vijon të digjet prej dy ditësh. Zjarri nuk është fikur. Kanë ardhur ndihma nga Italia, Qipro, Izraeli, Rusia, por edhe nga Shqipëria dhe Kosova. Të gjithë po përpiqen të ndihmojnë popullin turk dhe të nxjerrin njerëzit nga rrënojat.

Në atë zonë të tërmetit jetojnë shumë shqiptarë. Ka shumë fshatra që jetojnë shqiptarë, por nuk ka asnjë problem, asnjë vdekje.

Vetëm disa shqipatrë të Sanxhakut që banonin në Adana atje janë rrëzuar dy pallate. Deri dje nuk morëm asnjë lajm, sot kryetari i shoqatës në Adana ka çuar ekipin, ka nisur dhe makinat me lopata dhe objektet e nevojshme që nevojitet. Po kalojnë në atë pikë dhe po kërkojnë të nxjerrin njerëzit e gjallë ose të vdekur, pasi ora po kalon. Jemi 34-orë nga tërmeti, është shumë ftohtë dhe dëbora po vijon”, tha Zukali.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026