Fuqizimi pas pandemisë, zv.kryeministri i RMV-së Fatmir Bytyçi rendit sfidat në “Balkan Talks”

23 Tetor 2020 | 19:17

Minimizimi i efekteve të  krizës ekonomike dhe rimëkëmbja e ekonomisë pas pandemisë Covid-19 janë prioriteti absolut i qeverisë së re. Kështu u shpreh Zv.Kryeministri për Çështjet Ekonomike në Maqedoninë e Veriut Fatmir Bytyqi, gjatë intervistës për emisionin Balkan Talks.

Zv.Kryeministri Bytyqi tregoi se Maqedonia e Veriut ka injektuar në ekonomi paketën e katërt në ndihmë të ekonomisë dhe se çfarë duan të arrijnë nëpërmjet këtyre paketave.

“Paketat ekonomike në vetvete përfshinin pjesë të ndryshme të ekonomisë, por synimi ynë ishte të mbanim numrin e të papunëve në nivelin sa më të ulët të mundshëm,”- u shpreh Bytyqi.

Ai tregoi se në dy tremujorëshat e parë të vitit 2020, Maqedonia e Veriut ka pasur një rritje të të papunëve me 0.5%, ndërsa në tremujorëshin e tretë ka qenë 1% . Sipas tij, kjo është një shifër e papërfillshme krahasuar me vendet e tjera të rajonit.

I pyetur nga gazetari Franko Egro për prioritetin në zhvillimin ekonomik të njëtrajtshëm në gjithë territorin dhe te të gjitha etnitë z. Bytyqi tha se ekonomia nuk njeh etni.

“ Ne gjatë përgatitjes së buxheteve mundohemi që shpërndarja e fondeve të jetë adekuate në bazë të zhvillimit, dhe pikërisht këtu është aftësia e rajoneve më pak të zhvilluara që të bëjnë më shumë për të përthithur fonde më shumë,”-  u shpreh zv.kryeministri i RMV-së

Një tjetër çështje e bisedës ishte bashkëpunimi rajonal ekonomi ose siç është quajtur ndryshe “minishengeni ballkanik”. Bytyqi u shpreh se kjo zonë më e madhe do e bëjë të gjithë rajonin më të konkurrueshëm ndaj ekonomisë globale.

“Mendoj se me marrëveshjen e fundit ekonomike midis Serbisë dhe Kosovës gjërat do fillojnë të ecin pak më shpejt, sepse edhe ai momenti i fundit politik që u jepte ngërç këtyre iniciativave tani do zhbëhet,”- theksoi Bytyqi. 

Bytyqi tregoi edhe përfitimet direkte të Maqedonisë së Veriut nga minishengeni ballkanin, të cilat përfshijnë fushën e energjetikes.

“Ne si qeveri jemi të interesuar dhe e shohim veten si një hap energjetik në rajonin e Ballkanit Perëndimor ose vendet ku do shtrihen interkonjeksionet e gazit apo dhe resurseve të tjera energjetike,”- tha Fatmir Bytyqi duke nënvizuar se çdo shtet në rajon duhet të shohë fushën të cilën kërkon të zhvillojë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore

Kolonel Çlirim Toçi ka deklaruar në emisionin “Balkan Talks” se qëndrimi i Shtetet e Bashkuara të Amerikës për moslejimin e pasurimit të uraniumit nga Irani...
21:44 | 29/05/2026

Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO

Presidenti i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, Martin Vulaj ka diksutuar në “Balkan Talks” lidhur me raportet e SHBA-së me Kosovën, kryesisht, nismën e tre kongresmenëve...
20:38 | 16/05/2026

Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende

Diplomati Gazmend Turdiu ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me një rezolutë të paraqitur në SHBA, e cila mbështet aspiratën e Kosovës për anëtarësim në...
21:44 | 01/05/2026