Gazetari Hoxha nga Stambolli: Autobusët janë mënyra më e sigurt për të lëvizur
Gazetari Ardit Hoxha raporton live nga Stambolli situatën nga tërmeti në Turqi, aty ku ndodhet që prej ditës së djeshme së bashku me ekipin e Euronews Albania.
Ai bëri me dije se gjatë mbrëmjes së djeshme ka pasur stuhi të forta dëbore, ndërsa shtoi se për të shkuar nga Stambolli deri në zonat e prekura nga tërmeti duhen të paktën 12 orë.
Ndër të tjera ai theksoi se aktualisht mënyra e vetme që qytetarët lëvizin janë autobusët.
“Gjatë mbrëmjes ka pasur stuhi të forta dëbore. Mënyra që po përdoret aktualisht nga emergjencat civile janë autobusët. Duhen të paktën 12 orë nga Stambolli për të shkuar në zonat e prekura nga tërmeti, ndërsa nga Ankaraja duhen më pak. Për shkak të kushteve atmosferike rruga mund të zgjas më shumë.
Ekip i kërkim-shpëtimit shqiptar janë që prej ditës së djeshme në zonat e prekura nga tërmeti. Ditën e djeshme kanë qenë në zonën e Malatia, një nga zonat më të prekura nga tërmeti”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta