EMRI/ Mashtroi 72-mijë euro me shitjen e dyqanit, arrestohet 63-vjeçari

8 Shkurt 2023 | 10:51

Policia shqiptare në bashkëpunim me Interpolin ka bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin e dy shtetasve shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në Greqi u bë kapja dhe arrestimi provizor i shtetasit Pëllumb Braçe, 63 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, e ka dënuar me 15 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda.

Braçe dyshohet se u ka marrë me anë të mashtrimit, shumën 72 mijë euro, 2 shtetasve, duke u premtuar shitjen e një dyqani në një pallat të ri, në Durrës.

Ndërkohë që në Çeki është ndaluar një tjetër shqiptar i shpoallur në kërkim për plagosje të rëndë.

Albert Lamaj, 38 vjeç, banues në Ballsh, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, e ka dënuar me 2 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Lamaj, më datën 03.03.2017, në lagjen nr.3 Sarandë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur rëndë, me mjet prerës (thikë), shtetasin M. Gj.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët grekë dhe ata çekë, vijon procedurat për ekstradimin e këtyre 2 shtetasve drejt Shqipërisë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026