Maqedonia e Veriut, gjykatësit të ndarë rreth nevojës për veting thelbësor

17 Dhjetor 2019 | 19:04

Në Maqedoninë e Veriut gjykatësit nuk duan një veting si ai në Shqipëri. Megjithatë ka zëra që kërkojnë një veting rrënjësor, por pa ndikim të politikës.

Ish-gjykatësi Trendafil Ivanovski vlerëson se Maqedonisë së Veriut i duhet sa më shpejtë një veting në gjyqësor, por jo në fushatë parazgjedhore. Sipas tij, përvoja e deritanishme ka dëshmuar se gjyqësorit në Maqedoninë e Veriut i duhet një kontroll rrënjësor. 

“Është fakt se ka nevojë për të pastrim, rifreskim në gjyqësor. Por nuk mendoj se është mirë që të bëhet në këtë fazë parazgjedhore. Kur të hapen kapitujt duhet bërë dhe pa ndikim nga partite politike”,  – thotë ish-gjykatësi Trendafil Ivanovski.

Gjykatësi aktual Xhemali Saiti është kategorikisht kundër një vetingu në gjithë gjyqësorin. Thotë se ka institucione që mund të kontrollojnë punën e gjyqësorit dhe nuk duhet të lihet që të përzihet politika. 

“Mendoj se vetingu i tipit të Shqipërisë nuk duhet të promovohet në Maqedoninë e Veriut pasi gjyqësori jonë nuk është si ai i Shqipërisë. Ka institucione si Këshilli Gjyqësor dhe Antikorrupsioni që mund të bëjnë hetimin e pronave të gjykatësve”, – shprehet Xhemali Saiti, gjykatës i Gjykatës Supreme 

Ashtu si kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, edhe ambasadori i BE së në Shkup Samuel Zhbogar dje deklaroi se Maqedonia e Veriut nuk duhet të shpejtojë me veting të përgjithshëm dhe se ekzistojnë alternativa të tjera për kontroll në punën e gjyqësorit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Maqedoninë e Veriut, ku tre shqiptarë nga Kosova, të raportuar të zhdukur dy...
09:05 | 20/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026