“Biznesi në vështirësi”, Partia Demokratike akuza qeverisë për planin ekonomik

24 Tetor 2020 | 15:18

Nëpërmjet një video-mesazhi të një sipërmarrësi të shpërndarë në media, Partia Demokratike akuzoi qeverinë se me planin e saj ekonomik nuk i vjen në ndihme as qytetarëve as biznesit.

Ardian Boja, sipërmarrës në një biznes artizanal theksoi se goditjen më të rëndë e kishte marrë gjatë periudhës së pandemisë si edhe taksat e qeverisë janë të papërballueshme.

 “Pjesa e pandemisë, neve na la pa punë. Përfitimet nuk i kemi marrë, përveçse unë si person, stafi nuk i mori, nuk u përfshi nga ato. Ne kemi 12 taksa dhe tarifa. Ne paguajmë 3 herë TVSH-në e materialit, një herë te distributori i madh, e dyta që furnizohem unë dhe e treta kur ja çojmë klientit”, theksoi ai.

Për të ilustruar vështirësitë ekonomike që po hasin sipërmarrësit e vegjël në vend, Ardian Boja theksoi se për të paguar taksat i nevojitet të marrë kredi.

“Ne mbijetojmë. Marrim kredi për të paguar taksat”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama

Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të enjte në Kryeministri presidenti e Lituanisë Gitanas Nausėda. Bëhet e ditur se takimi ka pasur në fokus forcimin...
17:16 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026